Zlatan Ibrahimoviç zbarkon në “Milanello”, bisedon “tek a tek” me Rafael Leao-n

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në “Milanello”. Pas disa ditësh mungesë, gjë e cila kishte bërë bujë, suedezi ka takuar dje lojtarët dhe trajnerin Fonseka brenda qendrës sportive, së bashku me drejtorin teknik Xheoffi Monkada. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi ka pasur disa biseda joformale me skuadrën, duke prekur tema të ndryshme.
Mes tyre ishte edhe biseda me Rafael Leaon, lojtarin më të kritikuar për momentin te Milani. Portugezi sigurisht nuk po kalon periudhën më pozitive të aventurës së tij me “kuqezinjtë” dhe Ibrahimoviç kishte për detyrë ta qetësonte, duke u përpjekur ta bëjë të kuptojë sesi edhe maturimi i një futbollisti kalon nëpër momente të ndërlikuara si ky.
Portugezi duhet të reagojë si kampion; nga njëra anë duke pranuar zgjedhjet e trajnerit Fonseka, nga ana tjetër duke pasur zemërim pozitiv në fushë, pak si ajo që ndodhi me Lacion kur ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit.
Përveç bisedës me të gjithë lojtarët në skuadër, Ibrahimoviç ishte i prirur të komplimentonte Paulo Fonseka-s dhe stafin e tij teknik për periudhën pozitive që Milani po përjeton.
Suedezi inkurajoi të gjithë grupin kuqezi që të vazhdojë kështu, me të njëjtën frymë dhe padyshim edhe me të njëjtat rezultate si javën e kaluar (dy fitore radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve).