Zogj dhe peshq të ngordhur pas katastrofës ekologjike në liqenin e Dibrës

Katastrofë ekologjike po i ndodh liqenit të Dibrës këto ditë. Si pasojë e derdhjes së mazutit, kanë ngordhur zogj dhe peshq. Shoqata e peshkimit “Trofta”, kërkon institucionet kompetente të përcaktojnë arsyet dhe të marrin masa. Ata thonë se e kanë shtyrë furnizimin e sotëm të planifikuar të liqenit me 600 kilogramë krap, që të mos ndodh ngordhja e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=LizK1ZxBq14&feature=youtu.be
Nga fabrika “Knauf” thonë se derdhja në liqen ishte befasi për ta dhe se për momentin janë duke e ndjekur situatën.
Kryesia e fabrikës “Knauf”- Dibër
“Ne kemi punuar me mazut 21 vjet, por nuk kemi pasur asnjë incident të vetëm deri më tani dhe jemi të interesuar për ruajtjen e mjedisit. Nëse zbulohet se Knauf është fajtor për këtë incident, ne do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e rimëkëmbjes së mjedisit. Por, edhe nëse “Knauf” nuk shpallet fajtor, ne përsëri do të marrim pjesë në rivendosjen e gjendjes origjinale të mjedisit”
Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit për Alsat thanë se pas marrjes së denoncimit, kanë dalë në terren me përfaqësuesit e policisë.
Inspektor shtetëror i mjedisit
“Në koordinim me Inspektorin shtetëror kompetent të mjedisit, janë përcaktuar vendet ku janë marrë mostrat – nga pusetat e kanalizimeve dhe nga vetë liqeni. Mostrat janë dërguar për analizë. “Punojmë për ta zbuluar vendin nga ku është derdhur mazuti”
Kryetari i komunës, Hekuran Duka për Alsat përmes telefonit deklaroi se kërkojnë që çështja të zgjidhej urgjentisht, të përcaktohet shkaku dhe të gjendet fajtori.
“Pasi të përcaktohet fajtori, do të ndërmerren të gjitha masat ligjore”. Presim që së shpejti të marrim rezultatet e analizës- deklaroi Hekuran Duka-Kryetar i Komunës së Dibrës.
Rasti u raportua të premten, kur Ministria e Brendshme dhe inspektorët e mjedisit shkuan në terren. Rasti nga ana e policisë është denoncuar në Prokurorinë Publike.
Miki Trajkovski