“Zonja e gjelbër nga Bruklini” i ka lyer flokët me ngjyrën e preferuar: E buzëqeshur gëzon qytetarët me pamjen e saj çdo ditë

Elizabeth Eaton Rosenthal është një adhuruese e madhe e ngjyrës së gjelbër, të cilën ua tregon rregullisht qytetarëve të Bruklinit.

Nëse pyet dikë në Brooklyn, Nju Jork, për Elizabeth Eaton Rosenthal, sytë e tyre do të ndriçojnë. Elizabeth, e cila njihet edhe si “Zonja e Gjelbër e Bruklinit” është një grua e qeshur, e bukur, e dallueshme për të qeshurën e saj infektive dhe veshjet e zbukuruara, të gjelbërta të habitshme.

Ajo ka veshur jeshile nga koka te këmbët që nga viti 1999. Njujorkezët e shohin shpesh Elizabetën në rrugët e Nju Jorkut të veshur me një nga 30 kostumet e saj, të gjitha në nuancat e gjelbër.

Madje, Rosenthal i ka lyer flokët me ngjyrë jeshile, të cilat i mban në dy topuz dhe shpeshherë mban një lodër në formën e një bretkose jeshile që “shpiket” nga çanta e gjelbër e shpinës.

Siç me siguri e keni marrë me mend, nuk janë vetëm rrobat e Elizabeth-it në ngjyrë të gjelbër – ajo ka dekoruar gjithashtu të gjithë shtëpinë e saj në këtë hije.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button