“Zonja e Vjetër” do të “shtrëngojë” mesfushën, “piketon” 2 përforcime

Skuadra e Juventusit po punon për të ndërtuar mesfushën e së ardhmes dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, “Zonja e Vjetër” synon dy talentë nga Serie A.

Koopmeiners nga Atalanta dhe Hjulmand nga Leçe janë dy synime të freskëta për në merkato. Nuk duhet harruar se Juventus nuk ka ndërprerë vrojtimin e Milinkovic Saviç nga Lacio, pasi edhe serbi pëlqehet shumë, por konkurrenca nga klubet jashtë Italisë do të jetë e lartë.

Juventusi ka marrë të mirëqenë lamtumirat e Paredes dhe Rabiot, por edhe ato të Artur dhe Zakarias të cilët janë në huazim. Holandezi i Atalantës dhe danezi i Leçes janë ato që përfaqësojnë dy nga profilet më të vlerësuara nga trajneri Allegri.

LEXO EDHE:

Back to top button