“Zonja e Vjetër”, gati të shes 8 lojtarë për të marë ish sulmuesin e Sportingut

Juventus-i është i gatshëm të shesë tetë lojtarë për të mposhtur konkurrencën e Premier Ligës për të siguruar Viktor Gyokeres. Menaxherët e sulmuesit të Sporting kanë qenë në bisedime me Arsenalin dhe Man. Junajtedit për pjesën më të madhe të vitit. Megjithatë, të dy klubet po hezitojnë të paguajnë çmimin prej 80 milionë eurosh të kërkuar nga Sporting. Tani, Juve po bën një lëvizje për ndërkombëtarin suedez.
“Il Corriere dello Sport”, thotë se Juve është i përgatitur të shesë deri në tetë lojtarë për të financuar përpjekjet e tyre për të nënshkruar Gyokeres këtë verë.
Dushan Vlahoviç dhe Douglas Luiz mund të largohen, si dhe Llojd Kelli, i cili sapo ka nënshkruar kontratë të përhershme nga Njukasëll. Samuel Mbangula, Daniele Rugani, Filip Kostiç, Matia Perin dhe Arkadius Milik gjithashtu mund të largohen. Juve gjithashtu po i ofron Gyokeres një kontratë me vlerë 11 milionë funte në vit për ta bindur atë të transferohet në Torino.