“Zonja e Vjetër” insiston për të marë mesfushorin e Sasuolos

Klubi italian Juventus është afër marrëveshjes me mesfushorin e Sasuolos, Manuel Lokateli. Sipas mediave italiane, drejtuesit e Juventusit do të takohen gjatë javës me skuadrën e Sasuolos, që të gjejnë një marrëveshje per transferimin e Lokatelit.
“Zonja e Vjetër” është e gatshëm të transferojë mesfushorin në huazim, me detyrim blerje për 40 milionë euro. Interesim për 22-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra angleze Arsenali, por duket se futbollisti preferon një kalim në “Allianz Stadium”.
Mesfushori, ka zhvilluar paraqitje të mira me Italinë në “Euro 2020”, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane.