“Zonja e Vjetër” nis merkaton, kërkon Kopmeiners dhe Fergusoni

“Biaconerët” po përgatiten të forcojnë skuadrën e tyre për sezonin 2024/2025, kur shpresojnë të luajnë futboll në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, një raport nga “La Gazzetta dello Sport” konfirmon se gjigantët e Serie A duhet të shesin disa nga lojtarët e tyre për të balancuar librat financiar dhe për të rritur buxhetin e tyre të transferimeve.
Sipas gazetës italiane, Juventusi do të dëgjojë ofertat për sulmuesit Kieza dhe Soule, i cili aktualisht është i huazuar te Frosinone, ku ka shënuar dhjetë gola këtë sezon. E ardhmja e tyre në “Allianz Stadium” varet nga ofertat që do të marrë Juve. Kontrata e Kieza skadon në qershor 2025, dhe megjithëse Juventusi ende shpreson të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2026, një ofertë prej të paktën 40 milionë euro ndoshta do t’i bindte “bianconerët” të shesin 26-vjeçarin, i cili është lidhur me një lëvizje te Liverpulli. Agjenti i Kieza-s është takuar së fundmi me “Bianconerët” dhe ishte në “Allianz Stadium” për të parë fitoren 3-2 ndaj Frosinone të dielën.
Lojtarët e tjerë të Juventusit kanë një të ardhme të pasigurt. Së pari dhe më kryesorja Adrien Rabiot, kontrata e të cilit skadon në qershor. Në të njëjtën kohë, objektivat kryesore të Juventusit në sulm dhe mesfushë dhe zëvendësuesit e mundshëm të lojtarëve që largohen janë: Teun Koopmeiners (Atalanta), Luis Ferguson (Bolonja), Albert Gudmundson (Xhenoa) dhe Felipe Anderson, i cili gjithashtu ka një kontrata që i skadon në qershor me Lazion.
Sipas raportit, Juventusi tashmë ka takuar ndërmjetësuesit italianë për mesfushorin e Bolonjës, Ferguson dhe po përgatit një takim me agjentin e reprezentuesit skocez, Bill MekMurdo. Në të njëjtën kohë, “Zonja e Vjetër”, vazhdon të monitorojë Xhorxhi Sudakov (Shakhtar), Lazar Samarxhiç (Udineze) dhe Ederson (Atalanta).