Zoom parashikon rritje të mëtejme të shitjeve

Shefi i Zoom-it, Eric Yuan, biznesi i të cilit ka shpërthyer gjatë pandemisë së koronavirusit, tha se puna nga shtëpia është këtu për të mbetur.

- Advertisment -

Kompania e video-konferencave tha se pret që shitjet e saj të rriten më shumë se 40% këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë.

Parashikimi bëri që aksionet në kompani të rriten mbi 6%, në tregtinë në Nju Jork.

Zoom tha se nuk pret që rritja të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar, por, deri më tani, “biznesi mbetet i fortë”.

Shitjet e firmës në tre muajt e fundit të vitit 2020 janë rritur për 370% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke arritur në 882.5 milionë dollarë.

“Tremujori i katërt ka shënuar një përfundim të fuqishëm të një viti të pashembullt për Zoom-in. Derisa bota del nga pandemia, puna jonë vetëm sa ka filluar”, tha shefi i kompanisë, Eric Yuan.

Pandemia ka bërë që shumë biznese në botë ta bartin punën nga zyra në shtëpi dhe Zoom është bërë një nga platformat e domosdoshme praktikisht brenda natës.

LEXO EDHE:

Back to top button