Pas fitores me rezultat minimal 0:1 ndaj Tikveshit, në Kavadarci, sot FC Shkupi rikthehet në stadiumin Çair, ku e pret përballja e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë, por sërisht ndaj Tikveshit.
Skuadra shkupjane ka vazhduar me përgatitjet për këtë ndeshje dhe mbrojtësi Fisnik Zuka, e cileson ndeshjen e Kupës si mjaft të vështira dhe të rëndësishme, por ai beson se FC Shkupi është gati dhe mjaft i përgatitur për këtë përballje.
“Pas fitores mjaft të rëndësishme, kundër Tikveshit në Kavadarci, tani e presim Tikveshin në stadiumin tonë në Çair. Do të luftojmë gjatë 90 minutave që edhe këtë ndeshje ta fitojmë dhe të vazhdojmë tutje, sepse tashmë qëllimet tona janë të qarta. E synojmë Ligën dhe Kupën e Maqedonisë.
Gjithashtu, në këtë ndeshje, pres përkrahje të madhe nga tifozëria jonë, nga më të mirët e Maqedonisë- Shvercerat Shkup”, tha mes tjerash Fisnik Zuka.
Ndeshja Shkupi – Tikvesh, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë, do të zhvillohet në Stadiumin e Çairit, duke filluar nga ora 14:00.
Ndërkohë një derbi lokal do të zhvillohet në Shkup, ku skuadra e Vardarit do të takohet me Skopjen. Në përballjet e tjera, Struga Trim Lum takohet me Borecin, Akademia Pandev sfidon Makedonija Gjorçe Petrovin. Bregallica dhe Bellasica, janë nikoqir të Ohrit dhe Sileksit, ndërsa Pelisteri do të përballet me Rabotniçkit,
KUPA E MAQEDONISË – 1/8 E FINALES
Struga Trim Lum – Borec
Akad. Pandev – Makedonija Gj.P.
Shkëndija – Renova
Vardari – Skopje
Bregallnica – Ohri
Bellasica – Sileksi
Pelisteri – Rabotniçki
FC Shkupi – Tikveshi








