Zv.presidenti i Gallatasaraji ndodhet në Milano për… Hakan Çalhanogllu-n
Midis Gallatasaraj dhe Fenerbahçe po zhvillohet një duel i vërtetë për titullin kampion në Turqi. Dy skuadrat në fjalë ndodhen aktualisht të parat dhe të dytat në renditje. Fenerbahçe kërkon të ngushtojë diferencën me kryesuesit, me Domeniko Tedesko që ka vepruar tashmë në merkato duke marrë Guendouzi nga Lazio. Nga ana tjetër, Gallatasaraj i Okan Buruk nuk dëshiron të ngelet pas.
Në të njëjtën kohë, klubi turk nuk ka humbur shpresën për të realizuar një ëndërr të madhe; marrjen e Hakan Çalhanoglu. Sipas “Fanatik”, Abdullah Kavukçu, zv.presidenti i “Sportif AS” (kompania që menaxhon aktivitetet sportive të Gallatasaraj), ka udhëtuar direkt në Milano, me foto-dëshmi. Në Turqi raportohet se është bërë një verifikim për transferimin e mesfushorit të Interit, transferim që dukej pothuajse i pamundur.
Megjithatë, Interi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij para fundit të sezonit, ndonëse kontrata e lojtarit skadon në verën 2027.
Nga ana e Çalhanoglu ka dalë një mesazh, “jam gati”, për një transferim te Gallatasaraji, por kjo nuk ka ndryshuar qëndrimin e klubit milanez.
Ndërkohë, Kavukçu synon të shfrytëzojë marrëveshjen mbi Frattesi për të rifilluar bisedimet për Çalhanoglu.







