Zveçan, hiqet banderola e agresorëve serbë

Zveçan, hiqet banderola e agresorëve serbë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se në Zveçan janë hequr banderolat me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serbë, të vëna ilegalisht. Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. Sveçla shtoi se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbeten të përkushtuara për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit. “Këto bilborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, ka shtuar Sveçla.

“Në Republikën e Kosovës nuk ka vend për figura të diktatorëve, pushtuesve dhe agresorëve. Ne jemi një vend demokratik, të përcaktuar qartë për vlera perëndimore, prandaj që nga sot në asnjë cep nuk do të lejohen simbolika të diktatorëve apo vendeve të cilat janë agresore me Kosovën dhe ekzistencën e saj”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm i Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button