Zverev mund Shvarzmanin, shpreson për gjysmëfinale

Tenisti gjerman Aleksandar Zverev mundi argjentinasin Diego Shvarzman me 2-1 në sete, në kuadër të javës së dytë të tuneut “ATP” në Londër, në kuadër të Grupi “A”.

- Advertisment -

Tenisti numër 7 në botë, pas 2 orë e 13 minuta arriti që të shënojë fitore me 6-3, 4-6 dhe 6-3 në geme. Zverev me këtë fitore arriti që të mbajë të gjalla shpresat që të kualifikohet për në gjysmëfinale të turneut në Londër.

Në kërkim të kualifikimit në gjysmëfinale, Zverev duhet të shënojë fitore ndaj Novak Gjokoviqit, ndërsa Shvarzmani me disfatën e dytë në Grupin A, mbylli garat në turneun në Londër.

LEXO EDHE:

Back to top button