Zverev, Sviatek e Rubakina bëjnë detyrën, kalojnë në raundin e dytë të Uimbëlldonit

Janë zhvilluar ndeshjet e radhës së raundit të parë në Grand Slam-in e Uimbwlldonit, shumë prej të cilave të shtyra për shkak të shiut dhe që do të mbyllen sot.

Te meshkujt, Novak Gjokoviç avancon më tej pas fitores 3-0 ndaj Vit Kopriva. Më tej shkon edhe danezi Holger Rune, që mundi Sun-Vo Kvon. Nuk zhgënjen as greku Stefanos Citcipas, që mundi po 3-0 Taro Daniel, ndërsa britaniku Endi Marrej nuk zbriti farë në fushë, i dëmtuar dhe u tërhoq.

Një biletë për në raundin e dytë sigurojnë edhe tenisti gjerman Aleksander Zverev, polaku Hubert Hurkaç, australiani Aleks de Minaur dhe italiani Lorenzo Musetti.

Te femrat, nuk zhgënjen tenistja kazake Elena Ribakina, që mundi 2-0 Gabriela Ruse. Në raundin e dytë avancon edhe tenistja amerikane Xhesika Pegula. Pa probleme fiton numri 1 në botë, tenistja polake Iga Sviatek, ajo franceze Karoline Garsia, danezja Karolina Vozniacki e tuniziania Ons Zhaber.

LEXO EDHE:

Back to top button