Zvicër-Kosovë, formacionet për sfidën miqësore

Përgatitjet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, kombëtarja e Zvicrës do t’i vazhdojë me ndeshjen miqësore kundër Kosovës, e cila zhvillohet sot në orën 18:00 në stadiumin “Letzigrund”.

Nga ana tjetër, “Dardanët” po ashtu kërkojnë rezultat pozitiv në këtë ndeshje derisa po shkojnë drejt sfidave të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pritet të luajnë nga minuta e parë për Zvicrën, ndërkohë që te Kosova startues pritet të rikthehen Vedat Muriqi e Amir Rrahmani.

Këto janë formacionet e mundshme:

Zvicra (4-2-3-1): Kobel; Mbabu, Frei, Akanji, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Vargas, Shaqiri, Steffen; Embolo

 

Kosova (4-3-3): Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kastrati; Berisha, Dresevic, Domgjoni; Rashica, Zhegrova, Muriqi

LEXO EDHE:

Back to top button