Zvicër-Spanjë, analizë dhe formacionet e mundshme

Ndër ndeshjet më interesante të programit të ditës së sotme në kuadër të Ligës së Kombeve është ajo mes Zvicrës dhe Spanjës në Grupin A4, e cila starton nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park”.

- Advertisment -

Të dy kombëtaret janë në grup me Gjermaninë dhe Ukrainën, ku Spanja pozicionohet në pozitën e parë me shtatë pikë të tubuara nga katër ndeshje, me dy fitore, një barazim dhe një humbje. Në anën tjetër Zvicra nuk është në një pozitë të favorshme pasi radhitet e fundit në renditje tabelare, me vetëm dy pikë të tubuara në katër ndeshje të zhvilluara, ku ka arritur të barazoj dhe të humbasë nga dy herë, kështu duke mos e regjistruar asnjë fitore.

Zvicra pritet të hyjë në këtë ndeshje me skemën 4-4-2 me disa ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit kundër Gjermanisë, kurse Spanja pritet të paraqitet me formacionin 4-2-3-1, ku në sulm do të jetë nën udhëheqjen e Alvaro Moratas.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve pritet të jenë këto si më poshtë:

Zvicër (4-4-2): Sommer; Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Zuber, Freuler, Xhaka, Shaqiri; Gavranovic, Seferovic

Spanjë (4-2-3-1): De Gea; Bellerin, Ramos, Torres, Gaya; Merino, Busquets; Oyarzabal, Torres, Asensio; Morata

LEXO EDHE:

Back to top button