Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare

Zvicra dhe Gjermania luftojnë për vendin e parë, formacionet zyrtare

Zvicra dhe Gjermania do të luajnë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024 dhe të dyja duan pozitën e parë në grup.

Me Gjermaninë që u kualifikua në raundin tjetër që në takimin e javës së dytë, Zvicra do të tentojë gjithçka në “Deutsche Bank Park” në Frankfurt për t’u kualifikuar këtë mbrëmje.

Gjermanët kanë 6 pikë nga dy fitore me Skocinë dhe Hungarinë, ndërsa Zvicra ka 4 pikë, pas fitores me hungarezët dhe barazimit me skocezët.

Murat Yakin dhe Julian Nagelsmann kanë zgjedhur formacionet si do zbresin në fushën e lojës ekipet e tyre.

Granit Xhaka si kapiten starton, ndërsa Xherdan Shaqiri do të jetë në bankë së bashku me Ardon Jasharin.

Zvicra: Sommer, Schar, Akanji, Rodriguez, Widmer, Freuler, Xhaka, Aebichner, Ndoye, Emboli, Rieder.

Gjermania: Neuer, Kimmich, Rudiger, Tah, Mittelstadt, Andrich, Kroos, Musiala, Gundogan, Wirtz, Havertz.

LEXO EDHE:

Back to top button