Zvicra mbyll vendet kulturore dhe objektet sportive

Vendet kulturore dhe objektet sportive do të mbyllen për një muaj, duke filluar nga e marta, vendosi sot qeveria zvicerane, si reagim ndaj rritjes së fortë të rasteve të infektimit me COVID-19.

“Ne nuk mund të lejojmë që situata të dalë jashtë kontrollit”, tha ministri i Shëndetësisë, Alain Berset në një konferencë shtypi.

Autoritetet shëndetësore zvicerane raportuan sot një normë incidence prej më shumë se 660 rastesh me COVID-19 për 100 000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit.

Megjithëse Zvicra ka një nga nivelet më të larta të infektimeve në Europë për 100 000 banorë, deri më tani ajo i ka anashkaluar masat e ashpra të bllokimit.

LEXO EDHE:

Back to top button