Zvicra nis hetimet ndaj menaxherëve të “Le Constellation” pas zjarrit vdekjeprurës

Zvicra nis hetimet ndaj menaxherëve të “Le Constellation” pas zjarrit vdekjeprurës

Prokurorët zviceranë kanë njoftuar se menaxherët francezë të një bari, ku shpërthimi i zjarrit la të vdekur 40 persona, janë vënë nën hetim penal.

Zjarri shpërtheu në barin “Le Constellation” në Crans-Montana natën e Vitit të Ri, duke lënë të lënduar edhe 119 persona të tjerë.

Përderisa një numër i viktimave janë identifikuar, shumë familje po përballen me pritje për të marrë informacion për personat që ende konsiderohen të zhdukur.

Policia bëri të ditur më herët se viktimat e para të identifikuara dhe që u janë kthyer familjeve janë dy të reja zvicerane, të moshave 21 dhe 16 vjeç, si dhe dy të rinj zviceranë, të moshave 18 dhe 16 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake, shkaku i mundshëm i zjarrit ishte përdorimi i fishekzjarrëve mbi shishet e shampanjës, të cilët janë afruar shumë pranë tavanit të lokalit, duke shkaktuar përhapjen e flakëve.

LEXO EDHE:

Back to top button