Zvicra zyrtarizon pasardhësin e Vladimir Petkoviçit

Kombëtarja e Zvicrës, ka zyrtarizuar pasardhësin e Vladimir Petkoviçit. Trajneri i ri do të jetë Murat Jakin, i cili sot firmosi kontratën e tij me kombëtaren e Zvicrën të vlefshme deri në nëntor të vitit 2022 me mundësi vazhdimi. Trajneri 46-vjeçar do të nis menjëherë punën pasi në fillim të muajtit të ardhshëm do të ketë tri ndeshje në kuadër të eliminatoreve Botërorin “Katar 2022”.

“Edhe si lojtar, ekipi kombëtar ishte një çështje e zemrës për mua. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tonë si trajner i ekipit kombëtar. Jam i bindur se do të kualifikohemi për Kupën e Botës me këtë ekip të madh dhe të festojmë sukseset e mëtejshme”, përfundoi Murat Jakin.

 

https://twitter.com/i/status/1424643045182656518

 

Kujtojmë se kombëtarja e Zvicrës është në Grupin C së bashku me Italinë, Iralndën e Veriut , Bullgarinë dhe Lituaninë, ndërsa në dy ndeshjet e zhvilluara deri në tani, ka shënuar po aq fitore.

LEXO EDHE:

Back to top button