Zvicrës i mjafton një gol, Shaqiri në rolin e asistuesit

Zvicra ka arritur të fitojë mesditën e sotme përballë Kamerunit me rezultatin minimal 1-0. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, ku loja ishte e barabartë, vetem me dy raste më të rrezikshme për Kamerunin.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të vendasit ndërtojnë një aksion të bukur, ku në krahun e djathtë Shaqiri shërben një top të bukur brenda zonës dhe Embolo e dërgon në gol.

Pjesa e tjetër e lojës ishte përsëri e barabartë, po asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënojë përsëri. Zvicra pati një tjetër rast të pastër për gol, por Onana bën një pritje të shkëlqyer.

LEXO EDHE:

Back to top button