Zyba: Ndaj Zvicrës japim maksimumin për rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024, atë kundër Zvicrës. Zvicra dhe Kosova do të përballen më 19 nëntor, në Bazel. Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Qëndrim Zyba ka vlerësuar lart skuadrën kundërshtare. Sipas tij, Zvicra është kundërshtare shumë e fortë. Megjithatë, Zyba ua ka bërë të qartë atyre se ai me bashkëlojtarë do ta japin maksimumin për rezultat pozitiv.

“Është mirë që ne kemi fituar kundër Izraelit dhe kjo është shumë e rëndësishme, por edhe ne si futbollistë të Superligës kemi bërë paraqitje të mirë. Shpresoj që të qëndrojmë me këmbë në tokë, të japim maksimumin në çdo ndeshje dhe të rritemi gradualisht.

Përballja me Zvicrën? Patjetër që ne do të japim gjithçka nga vetja sepse çdo ndeshje e vlerësojmë maksimalisht. Padyshim se Zvicra është një kundërshtar shumë i fortë, por ne mendojmë të japim maksimumin dhe pse jo të mos marrim rezultat pozitiv. Mendoj se kemi kualitet brenda grupit dhe kemi një atmosferë fantastike, prandaj pse të mos shpresojmë në rezultat pozitiv, kur i kemi mundësitë për ta arritur një gjë të tillë”, ka thënë Zyba për faqen zyrtare të FFK-së.

Pas Zvicrës, Kosova tri ditë më vonë luan në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë, njëherit e fundit në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button