Zyberi: Përfaqësimi të rregullohet me ligj, shfuqizimi i balancuesit nënkupton kthim prapa

Zyberi: Përfaqësimi të rregullohet me ligj, shfuqizimi i balancuesit nënkupton kthim prapa

Avokati i Popullit vlerëson se përfaqësimi i drejtë dhe adekuat dhe çështja e gjuhës janë dy nga shtyllat kryesore mbi të cilat ngrihet Marrëveshja e Ohrit dhe çdo tendencë për ndryshim të ligjit, apo eliminim eventual të balancuesit do ta kthenin vendin shumë mbrapa. Naser Ziberi nënvizoi se shkelja e këtyre parimeve me vendim të Gjykatës Kushtetuese do të shkaktonin dëm të pariparueshëm. Ziberi vlerëson se eliminimi i balancuesit pa ndërtuar një instrument tjetër do të dëmtonte shoqërinë në përgjithësi, veçanërisht komunitetet joshumicë. Ai thotë se do të ishte mirë sikur të ketë vullnet politik dhe përfaqësimi I drejtë dhe adekuat të rregullohet me ligj. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button