Zyra e Avokatit të Popullit pritet të paraqesin nismë për ndryshimin e ligjeve në Fondin për Sigurime Shëndetësore
Zyra e Avokatit të Popullit pritet të paraqesin nismë për ndryshimin e ligjeve në Fondin për Sigurime Shëndetësore

Zëvendës- avokati i Popullit, Jovan Andonovski, pret që komisioni i shkallës së dytë në Fondin e sigurimit shëndetësor të ndryshojë vendimin dhe të miratojë fondet për trajtimin e Leonid Indovit në Austri.
Familjes i nevojiten 140 mijë euro, të cilat nuk u miratuan nga Fondi, ndonëse pacienti u transportua në Vjenë me medikopter.
Zyra e Avokatit të Popullit theksoi se do të paraqesin nismë për ndryshimin e ligjeve të cilat e rregullojnë këtë çështje.
Sipas Andonovskit, ka dhjetëra raste ku Fondi nuk ofron kujdes përkatës për të siguruarit dhe gjendja e tyre mbetet e njëjtë ose përkeqësohet.
“Ne kemi shpallur nismë dhe do të fillojmë të punojmë në këtë javë. Me të parashikojmë ndryshime në Ligjin dhe aktet nënligjore të Fondit të Sigurimit Shëndetësor, të cilat janë të vjetruara. Ndryshimet do të ishin në drejtim të vlerësimit individual të çdo rasti, duke mos i kategorizuar rastet vetëm nëse bëhet fjalë për mjekim apo rehabilitim, sidomos për ato raste kur bëhet fjalë për gjendje rreziku për jetën”, tha Jovan Andonovski – zëvendësavokat i Popullit./ Alsat.mk