Zyrtare, 16 vjeçari nga Kosova firmos me Milanin

Klubi italian, Milani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit të ri kosovar, Aron Babaj, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit Prishtina e Re.

Një histori e bukur është zyrtarizuar sot (e martë) me kalimin e 16-vjeçarit Aron Babaj te Rossonerët. Është vet faqja zyrtare e klubit italian, e cila ka njoftuar se mesfushori i lindur në vitin 2009 ka nënshkruar një kontratë me klubin Rossoner.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Aron Babajt, i cili do të jetë pjesë e Projektit të së Ardhmes së Milanit, një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja. Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka zgjedhur të bashkohet me Rossonerët”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

Ndryshe, Babaj është pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës U-17 dhe është djali i ish-futbollist të njohur, Shpëtim Babaj.

LEXO EDHE:

Back to top button