Zyrtare, AL Etihad forcon mbrojtjen me brazilianin e Betisit dhe Lacios

Teksa janë në ditën e fundit të merkatos së verës, klubet saudite janë duke bërë transferimet e fundit në kuadër të një sezoni që pritet jetë goxha i vështirë dhe spektakolar, ku deri më tani në Arabi kanë kryer një merkato vere fantastike duke afruar lojtarë me kualitet të lartë.

Më i fundit është ish-qendërmbrojtësi i Lacio-s, Luis Felipe, i cili pas një “aventure” të “shqiponjat” italiane dhe së fundmi te spanjollët e Real Betis ka vendosur t’i bashkohet kampionëve vendas të “Al-Ittihad”.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, Felipe u ka kushtuar sauditëve plot 25 milionë euro përfshirë këtu dhe bonuset, ndërsa detajet nga kontrata personale e lojtarit nuk janë publikuar ende.

LEXO EDHE:

Back to top button