Zyrtare, Andrea Pirlo merr drejtimin e skuadrës në Seria B

Andrea Pirlo është kthyer në pankinën e një klubi italian, konkretisht te Sampdoria. Skuadra italiane do të luajë në Serie B sezonin e ardhshëm pas rënies nga Serie A sezonin që sapo përfundoi, sipas raportimeve, Pirlo ka një marrëveshje dyvjeçare me opsion për një sezon të tretë.

Fabio Grosso ishte objektivi kryesor i Sampdorias, por nuk arriti një marrëveshje me pronarin e ri të klubit, Andrea Radrizzani. Biznesmeni italian që ka blerë së fundmi Sampdorian, duke e shpëtuar klubin nga falimentimi, thuhet se është takuar tre herë me Pirlon. Di Marzio pretendon se entuziazmi dhe përvoja e Pirlos e bindi përfundimisht Radrizzani.

Ish- ylli i Juventusit dhe Milanit e kaloi sezonin e fundit në Turqi ku mori drejtimin e Karagumruk. Pirlo rikthehet në Itali pas një periudhe njëvjeçare në Juventus në 2020-2021, kur fitoi një “Coppa Italia” dhe një “Supercoppa”.

LEXO EDHE:

Back to top button