Zyrtare, Arturo Vidal firmos për Interin

Arturo Vidal është zyrtarizuar si përforcim i ri i Interit. Mesfushori kilian ka firmosur kontratën për dy vjet, me opsion edhe për të tretin.

“Arturo Vidal është zyrtarisht futbollist i ri i Interit. Mesfushori kilian transferohet në Inter në marrëveshje definitive nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Interit.

Vidal rikthehet në Itali me kontratë prej rreth 6 milionë euro në sezon. Mesfushori kilian është i njohur me Serie A ku luajti me shumë sukses tek Juventus gjatë periudhës 2011-2015.

LEXO EDHE:

Back to top button