Zyrtare, Aston Villa transferon yllin e Sevilja-s

Tanimë është konfirmuar nga vetë klubi anglez, ku Aston Villa ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Seviljas Diego Karlos.

Karlos do të fluturojë drejt Anglisë gjatë orëve në vazhdim për të kompletuar testet mjekësore dhe për finalizuar marrëveshjen personale me klubin. Sevilja e ka pranuar ofertën zyrtare prej 31 milionë eurosh nga Aston Villa, ndërsa kjo e fundit ka marrëveshje të plotë në termet personale me lojtarin.

Pritet verë e nxehtë për Aston Villan dhe trajnerin Stiven Zherard, pasi që pas transferimit të Filipe Kutinjos dhe Boubakar Kamara, edhe Karlos do t’i bashkohet klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button