Zyrtare, Brahim Diaz edhe dy vite në Milano

Klubi italian Milan ka arritur marrëveshje me Brahim Diaz. Kuqezinjtë nga Milano, vazhdojne me pëforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit të ri. Klubi italian ka arritur marrëveshje me Real Madrid për huazimin e Diaz edhe për dy vite të tjera.
Mesfushori do të jetë pjesë e ‘Rossonerëve’ deri më 30 qershor të vitit 2023.
Spanjolli sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar 7 gola dhe katër asiste.