Zyrtare, Bujar Pllana te kroatët e Sllaven Belupo-s

Mbrojtësi kosovar Bujar Pllana është transferuar edhe zyrtarisht te klubi kroat, Slaven Belupo. Pllana që së fundmi ishte te Prishtina ka nënshkruar kontratë trivjeçare me ekipin nga elita e futbollit kroat.

“Bujar Pllana është lojtari i ri i Slaven Belupës. Mbrojtësi i lindur në Kosovë. Ai do t’i bashkohet skuadrës sonë për stërvitje, pasi nënshkroi një kontratë trevjeçare sot” – thuhet ndër tjerash në njoftimin e Slaven Belupo.

Pllana është shprehur i lumtur me kalimin te Slaven Belupo, derisa tregoi se kush e bindën të transferohej te ky klub.

“Jam shumë i lumtur që mbërrita në Slaven Belupo. Miqtë e mi Hoxha dhe Manaj më kanë thënë vetëm gjëra pozitive për klubin dhe qytetin, kështu që vendimi nuk ishte i vështirë. Për mua, ardhja në Slaven dhe ligën kroate është një hap i madh përpara në karrierën time dhe i pres me padurim ndeshjet. Sa i përket lojës, më pëlqen të jem agresiv dhe më pëlqen loja në duel, dhe më e rëndësishmja është që me lojërat e mia ta ndihmoj skuadrën të arrijë rezultatet e dëshiruara”, shpjegoi Pllana për faqen zyrtare të klubit kroat.

LEXO EDHE:

Back to top button