Zyrtare, caktohet data e sfidës Pulev – Xhoshua

Më në fund është caktuar edhe data e përballjes në mes Entoni Xhoshuas që do të mbrojë titujt e peshave të rëndë na versionet VBA, IBO dhe VBO, kundërjet sfiduesit Kubrat Pulev. Sfida do të zhvillohet më 12 dhjetor në Londër pasi që u anulua termini i parë, më 29 qershor.
Është zyrtare, Pulev – Xhoshua do të zhvillohet më 12 dhjetor në Londër. Data dhe vendi eventit sportiv janë përfundimtar. Le të fitojë më i miri,” ka shkruar Pulev në rrjetet sociale.
Ende nuk dihet se a do të zhvillohet kjo përballja me prezencën e publikut ose jo , ashtu siç ishte planifikuar në muajin qershor. Disa media raportojnë se kjo sfidë mund të sjell vetëm një pjesë të publikut në palestër me masa të rrepta të protokollit shëndetësor.