Zyrtare: Çavi te Barcelona, konfrimon All Sadd

Çavi Hernandez prej kohësh është lidhur me një rikthim te Barcelona, kësaj radhe si trajner. Tani rikthimi i tij është bërë punë e kryer, këtë e ka konfirmuar vetë klubi i Al Sadd ku ishte trajner Çavi. Klubi nga Katari përmes një deklarate ka konfirmuar se Barcelona ka paguar shumë prej pesë milionë euro për ta marrë Çavin në krye të ekipi. Marrëveshja tashmë është arritur, dhe një gjë e tillë do të zyrtarizohet së shpejti edhe nga Barcelona.

Çavi është duke u pritur me entuziazëm të madh nga fansat ‘Blaugranë’ pasi shihet si person që e njeh mirë filozofin e klubit dhe pritshmëritë janë të larta për të. Çavi te Barcelona do ta zë vendin e Ronald Kumanit, që u shkarkua para pak ditësh shkaku i rezultateve të dobëta.

LEXO EDHE:

Back to top button