Zyrtare: Daniele De Rossi, trajneri më i ri i Spall-it

Daniele De Rossi është trajneri më i ri i skuadrës italiane “Spal”. Karriera e trajnerit kampion bote në vitin 2006 fillon me Spal, në kampionatin e Serie B, që e sheh Spal në vendin e 14-të në rënditje me 9 pikë në 8 ndeshje të luajtura. Kujtojmë se De Rossi, për t’u lidhur me këtë projekt, largohet nga roli i ndihmësit të trajnerit të Italisë, Roberto Mançini.

Më 10 nëntor 2017 kundër Suedisë De Rossi luajti ndeshjen e fundit me kombëtaren italiane pas 117 paraqitjeve, gjë që e vendosi në vendin e pestë në renditjen e lojtarëve që dolën disa herë në fushë me fanellën blu.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, De Rossi i bashkohet stafit të trajnerit të kombëtares Roberto Mancini, së bashku me të cilin më 11 korrik 2021 në Ëembley ngre trofeun e kampionit të Evropës.

LEXO EDHE:

Back to top button