Zyrtare, Gorica shkarkon Angelovskin nga detyra e trajnerit

Klubi i Ligës së parë në Kroaci, KF Gorica ka njoftuar zyrtarisht se ish trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski, është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës kroate.

Trajneri Angelovski nuk ka arritur të shënojë asnjë fitore që nga ardhja e tij te skuadra kroate dhe kjo e fundit, vendosi që të mbyll aventurën e tij te Gorica. Ish trajneri i Maqedonisë, drejtoi Goricën për herë të fundit gjatë ditës së premte, ku regjistroi humbjen 1-0 ndaj Istra 1961.

 

“Presidenti Nenad Crnko e shkarkoi Igor Angelovski nga posti i trajnerit dhe drejtorit sportiv të Goricës. E falënderojmë zotin Angelovski për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i urojmë të gjitha të mirat në vazhdimin e karrierës”, kanë shkruar Gorica në njoftimin zyrtar.

 

Kujtojmë se Igor Angelovski u ul në stolin e Goricës për dhjetë ndeshje, ku pësoi tetë humbje dhe dy barazime.

LEXO EDHE:

Back to top button