Zyrtare: Gundogan, futbollist i ri i Barcelonës

Ilkaj Gundogan është tashmë një futbollist i ri i Barcelonës. Mesfushori i Man. Sitit zbarkon në kryeqytetin katalanas si nënshkrimi i parë i verës për blaugrana-t. Ai ka firmosur deri në vitin 2025, me opsion edhe për një vit tjetër, teksa klauzola e largimit është fiksuar 400 milionë euro.
Çavi tashmë ka nënshkrimin e tij të parë të madh për sezonin e ardhshëm. Klubi, së shpejti do të informojë për detajet e prezantimit të Ilkay Gündoğan si lojtar i ri i ekipit të parë katalanas.
Mesfushori gjerman, i cili më 24 tetor do të mbushë 33 vjeç, zbarkon në Barcelonë me një karrierë të gjatë, duke qenë një futbollist me talent mbarëbotëror. Si çdo fëmijë me dashuri për topin, ai i dha goditjet e para në vendlindjen e tij, Gelsenkirchen, një vend me mesfushorë të talentuar si ai dhe Mesut Özil.