Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

Kylian Mbappe ka lajmëruar zyrtarisht se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të sezonit.

Sulmuesi francez largohet nga Parc de Princes pas shtatë viteve qëndrim te Paris Saint Germain, derisa largimi i tij vije si futbollist i lirë në përfundim të kontratës.

Mbappe ka thyer heshtjen dhe ka lajmëruar zyrtarisht largimin nga PSG nëpërmjet një video mesazhi në profilin e tij në Instagram.

“Doja të flisja me ju tifozët e PSG-së. Gjithmonë kam thënë se do të flisja me ju kur të ishte koha e duhur. Doja t’u tregoja të gjithëve se ky është viti im i fundit në PSG. Nuk do të vazhdoj kontratën dhe do të largohem”.

“Do t’i jap fund aventurës time pas disa javësh. Do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes të dielën”, tha Mbappe.

LEXO EDHE:

Back to top button