Zyrtare, PSZH ndërprenë bashkëpunimin me Galtierin

Paris Sen Zhermeni dhe Kristof Galtier kanë vendosur t’i japin fund kontratës së tij si trajner i ekipit të parë. Galtier arriti të fitojë titullin historik të njëmbëdhjetë të Kampionatit Francez, si dhe një Trofe të Kampionëve në Francë.

I mbërritur në Paris Sen Zhermenit, më 5 korrik 2022, Kristof Galtier filloi duke fituar trofeun e Kampionëve me ekipin e tij më 31 korrik 2022, duke mposhtur Nantin (4-0) në Tel Aviv.

PSZH fitoi titullin e 11-të të Ligue 1 nën komandën e tij, duke u bërë klubi më i madh në historinë e kampionatit francez. PSZH falënderon Galtier, si dhe ndihmësit e tij Tieri Oleksiak dhe Joao Sakramento, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë sezonit dhe i uron atyre më të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button