Zyrtare, Reali konfirmon largimin e Naços drejt Arabisë Saudite

“Real Madrid C.F. njofton se kapiteni ynë Naço ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si lojtar i Real Madridit. Real Madridi dëshiron t’i shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij Naços, një prej legjendave të mëdha të klubit tonë”, fillon deklarata e klubit të bardhë për t’i thënë lamtumirë kapitenit të tij, Naço Fernández, pasi mbrojti fanellën e Real Madridit për 23 vite, me besnikëri të pastër.

Qendërmbrojtësi spanjoll i jep fund gjithë jetës së tij në klubin e bardhë, pasi nënshkroi kontratë 2-vjeçare me “Al Qadsiah”, siç njoftoi “MARCA”. Ai u nis për në Arabi pasi nënshkroi një epokë të artë, që përfundoi duke vënë dorën e fundit si kapiten në Champions-in e 15-të.

Nuk do të jetë “One Club Man”, i pesti i këtij “salloni legjendash”, por lë pas vetes një trashëgimi, që është e vështirë për çdo njeri të vdekshëm.

“Nacho erdhi te Real Madridi në vitin 2001, kur ishte vetëm 10 vjeç, dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e ekipit tonë të të rinjve, derisa u bë lojtar i ekipit të parë në vitin 2012”.

Që atëherë, ai ka mbrojtur fanellën tonë për 12 sezone në një prej etapave më të suksesshme në historinë e Real Madridit. Gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur 364 ndeshje dhe ka fituar 26 tituj: 6 nw Ligwn e Kampionwve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 2 Kupa Mbreti dhe 5 Superkupa të Spanjës. Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij,” vijon deklarata e Real Madridit.

Në ekipin e parë të “Los Blancos”, ai luajti 361 ndeshje dhe fitoi 26 tituj, të cilët e kanë bërë lojtarin me më shumë trofe në klub, së bashku me Luka Modriç.

LEXO EDHE:

Back to top button