Zyrtare, Roberto Martinez është trajner i Portugalisë

Roberto Martinez është trajneri i ri i Portugalisë. Lajmin e konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Portugalisë, e cila prezantoi ish-trajnerin e Evertonit dhe të kombëtares së Belgjikës.

Pas lamtumirës së Fernando Santosit, Portugalia ka biseduar me Martinezin dhe spanjolli ka pranuar të vendoset në krye të stolit të luzitanëve.

Ky i fundit pritet të firmosë një kontratë deri në vitin 2026. Kujtojmë se Roberto Martinez u largua nga stoli i Belgjikës, pas një Botërori të dështuar , ku nuk arriti as të kalonte fazën e grupeve.

LEXO EDHE:

Back to top button