Zyrtare, Ronald Kuman është trajneri i Barcelonës


Alsat
17.08.2020 15:31
Korrespodenti i transmetuesit ESPN për skuadrën e Barcelonës, Mois Lorens ka dhënë detajet e fundit për trajnerin e ri të skuadrës katalanase. Sipas Mois Lorensit, korespodentit të “ESPN”, Kike Setien është shkarkuar nga posti I trajnerit të Barcelonë, ndërsa në vend të tij do të ulet, Ronald Kuman.
Në anën tjetër, gazetari Italian, Fabrizio Romano raporton se ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Kuman ka qenë i lidhur edhe më herët për ta marrë drejtimin e Barcelonës, por rrethanat e ndryshme kanë penguar të arrihet ky bashkëpunim. Në një video të publikuar dje nga mediet spanjolle, tekniku holandez shihej në aeroportin e qytetit të Barcelonës.