Zyrtare, Tijani Reijnders prezantohet te Mançester Siti

Man. Siti ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit Tijani Reijnders nga Milani. Klubi nga “Etihad” ka vazhduar përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit të ri, i cili fillon këto dite me ndeshjet e Kupës së Botës për Klube. Pas Rajan Ait-Nouri, Markus Betinelli dhe Rajan Çerki, skuadra e Man. Sitit ka njoftuar edhe transferimin e Reijndersit nga Milani.
Njoftimi I Man. Sitit ka ardhur nga faqet zyrtare, me 26-vjeçarin që thuhet se ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2030.
“Mançester Siti është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Tijjani Reijnders me një kontratë pesëvjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Transferimin i yllit holandez thuhet se i ka kushtuar Man. Sitit plot 55 milionë euro.