Zyrtare, Valmir Nafiu dhe Egzon Bejtullai largohen nga KF Gjilani

Skuadra e Gjilanit ka njoftuar publikun për largimin e dy futbollistëve. Klubi nga Superliga e Kosovës njofton për largimin e Ezon Bejtullait dhe Valmir Nafiu.

Bejtullai dhe Nafiu ishin afruar në skuadër këtë edicion, teksa ndarja vjen pas një marrëveshje të dyanshme.

“Klubi e falenderon Egzon Bejtullain dhe Valmir Nafiun për kontributin e dhënë në fanellën kuqebardh, duke u uruar suksese të metutjeshme në sfidat e ardhshme”, shkruhet në njoftimin e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button