Skuadra angleze e Man. Junajtedit ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Borusia Dortmundit, Xhadon Sanço. Vleara e transferimit të Xhadon Sanços te “Djajtë e Kuq” është rreth 85 milionë euro.
Sulmuesi do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq” e vlefshme deri në vitin 2026. Lajmin për transferimin e tij e ka konfirmuar së fundmi edhe Dortmundi përmes një deklarate të lëshuar në faqen e tyre zyrtare.
Sulmuesi 21-vjeçar, sezonin e kaluar zhvilloi 38 ndeshje me fanellën e Dortmund në të gjitha garat, duke realizuar 16 gola dhe 20 asistime.








