Zyrtare, Xhenaro Gatuso është trajner i Fiorentinës
Skuadra e Fiorentinës ka njoftuar zyrtarisht se Xhenaro Gatuso është trajneri i ri i kësaj skuadre.
Gatuso do të drejtojë klubin e Fiorentinës nga sezoni i ardhshëm, ndërsa për momentin, Napoli ka mbetur pa trajner dhe pritet që shumë shpejt të marrë një vendim të ri për stolin e tyre.
Fiorentina kishte vendosur Xhusepe Iaçinin, si kryetrajner në mars të këtij viti, vetëm për ta larguar 2 muaj më pas.
Benvenuto, Rino Gattuso ⚜️#ForzaViola 💜 #Fiorentina pic.twitter.com/CeOrar4znd
— ACF Fiorentina (@acffiorentina) May 25, 2021






