Zyrtarët japin dritë jeshile për tu zhvilluar sfida Kosovë – Rumani

Kombëtarja e Kosovës e vazhdon kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të ndeshen me Rumaninë me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Grupit I të kualifikimeve. Ndeshja është e një rëndësie të madhe për fatin e Kosovës në këto kualifikime. Të besuarit e përzgjedhësit Alain Giresse do të paraqiten kundër Rumanisë me fanellat e para, të kaltrat tradicionale.

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar pamje nga dhoma e zhveshjes së “Dardanëve”. K

 

Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë të tubuara në grup pas dy ndeshjeve. Ndërkaq, Rumania është e dyta me gjashtë pikë, po aq sa ka edhe Zvicra lidere.

Formacionet zyrtare:

KOSOVA: Muriq, Aliti, Paqarada, Rrahmani, Vojvoda, Deseviq, Celina, Fazliji, Muslija, Rashica, Muriqi.

RUMANIA: Moldovan, Dragusin, Manea, Baluta, Puscas, Stanciu, Marin, Burca, Coman, Man, Camora

LEXO EDHE:

Back to top button