Zyrtare, Sadio Mane firmos me Bajern Munihun

Sulmuesi senegalez Sadio Mane është futbollist i Bajern Munihut. Mane, pasi kaloi ekzaminimet mjekësore në Mynih, firmosi zyrtarisht kontratën trevjeçare me kampionin e Gjermanisë.

Gjiganti bavarez do t’i paguajë 32 milionë euro, plus 9 të tjera në formë të bonuseve në konton e  Liverpullit, ndërsa Mane ka firmos marrëveshjen deri në vitin 2025.

“Jam shumë i lumtur që më në fund jam pjesë e Bajernit. Bisedova me klubin dhe ndjeva interesimin e madh të këtij klubi nga momenti i parë. Nuk kisha asnjë dyshim në mendjen time që në fillim. Është koha e duhur për këtë sfidë për mua. Dua të arrij shumë me këtë klub, edhe në arenën ndërkombëtare. Bajern e ndiqja shumë që kur isha te Salzburg, më pëlqen shumë ky klub,” tha mes tjerash Mane.

Sulmuesi fantastik pa dyshim do të jetë një shtysë e madhe për Bajernin, i cili së shpejti mund të mbetet pa shërbimet e Robert Levandovski, i cili ka thënë se dëshiron të largohet nga Munihu.

LEXO EDHE:

Back to top button