Zyrtarisht, Uestbruku do të largohet nga Lejkersi

Los Anxhelos Lejkers nuk mund të llogarisin në shërbimet e Rasell Uestbrukun, për sezonin tjetër.

Sipas raportimeve të fundit nga ShBA, Uestbruk ka bërë kërkesë formale për largimin nga Los Anxhelos  Lejkers. Kritikat e shumta dhe kimia jo e mirë brenda klubit del të jetë e papërballueshme për fundorin amerikan.

Ai i ka bërë një kërkesë për largim klubit, ku mes tjerash ka listuar edhe destinacionet e preferuara. Thuhet se Uestbruk ndihet më mirë me një transferim drejt Golden Stejt Uarriors, Millouoki Baks apo Majami Hit.

Mbetet të shihet se çfarë kërkesa do të kenë Lejkers për ta përfshirë lojtarin në ndonjë pako shkëmbimi.

LEXO EDHE:

Back to top button