Zyrtarizohet ndarja e Kumanit dhe Barçës, ja sa përfiton holandezi

Barcelona dhe Ronald Kuman kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën e trajnerit, i cili u shkarkua pak javë më parë për rezultate të dobëta.

Sipas mediave katalane, holandezi ka pranuar të marrë 10 milionë euro, duke i kursyer klubit dy milionë euro. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Kumanin nuk e lidh më asgjë me klubin katalan, që do të thotë se mund të punojë që tani në çdo klub tjetër.

Trajneri holandez u shkarkua pas humbjes ndaj Rajo Valejkanos dhe u zëvendësua përkohësisht nga Sergi Barjuán, derisa Xavi Hernández mori përfundimisht frenat e ekipit të parë.

LEXO EDHE:

Back to top button