Zyrtarizohet oferta nga Katari për blerjen e “Djajve të Kuq”

Sheikh Jasim Mohammed Al Tani njoftoi dorëzimin e një oferte zyrtare nga Katari për blerjen e Mançester Junajtedit. Konkretisht, oferta është dorëzuar pak para përfundimit të afatit të vendosur nga familja Glazer dhe në këtë mënyrë grupi i investitorëve nga Katari bëhet kandidati i dytë kryesor për blerjen e “Djajve të Kuq” pas Xhim Retklifit.

Siç thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Sheikh Jassim Bin Hamad Bin Jaber Al Thani, qëllimi i grupit të investitorëve nga vendi arab është kthimi i Man. Junajtedit në kohët e lavdisë dhe suksesit të dikurshëm.

Gjithashtu theksohet se investimet do të kenë të bëjnë jo vetëm me departamentin e garave, por edhe qendrën stërvitore,”Old Trafford”, ekipin e femrave dhe në përgjithësi gjithçka që lidhet me funksionimin dhe strukturën e klubit, ndërsa më shumë detaje për sasinë dhe detajet e oferta do të bëhet e ditur kur të gjykohet e nevojshme. /abcneës/

LEXO EDHE:

Back to top button