Тifozëve kinezë do t’iu rimbursohen biletat е ndeshjes ku mungoi Messi

Tifozët e Lionel Messit, të cilët nuk mundën ta shihnin idhullin e tyre të luante në një ndeshje miqësore në Hong Kong, pasi tetë herë fituesi i “Topit të Artë” u lëndua dhe mbeti në stol, do të marrin rimbursim në masën 50%, me kusht që të heqin dorë nga çdo pretendim ligjor, njoftuan organizatorët.

Duke luajtur kundër Inter Mајamit në një ndeshje “ekspozite” më 4 shkurt, tifozët kinezë shkuan për të parë idhullin e tyre, por argjentinasi mbeti në stol. Kjo solli zhgënjimin e madh të fansave, që u dyndën në stadium për të parë kampionin argjentinas, duke paguar deri në 4800 dollarë Hong Kong (570 euro).

Publiku, ndër të tjera nuk e ka pëlqyer qëndrimin e Messit. Ai nuk ka kërkuar as falje. Argjentinasit iu desh të justifikohej më vonë, duke siguruar se mungesa e tij në fushë nuk ishte për “arsye politike”, duke kujtuar marrëdhëniet e tij “të shkëlqyera dhe të ngushta” me Kinën.

“Tatler Asia”, e cila organizoi atë ndeshje, tha se tifozët që kërkojnë rimbursimin e biletës do të duhet të bien dakord me disa kushte, duke përfshirë “mos ndjekjen e procedurave ligjiore përpara çdo gjykate, tribunali apo autoriteti rregullator”.

LEXO EDHE:

Back to top button